Në këtë Repart trajtohen ato raste mjekësore të cilat kanë nevojë të trajtohen në rrugë kirurgjikale por nga ana tjetër nuk kanë nevojë për hospitalizim pra trajtohen në bazë ditore.
Proçedurat kirurgjikale që trajtohen në ODS janë të thjeshtëzuara.Pas kontrollit të nevojshëm preoperator, i cili kryhet një ditë më parë, pacienti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe më pas kalon në dhomën e zgjimit ku qëndron për një kohë të shkurtër dhe më pas ai mund të largohet për në shtëpi brenda po të njëjtës ditë që është kryer ndërhyrja kirurgjikale.
PAJISJET
Ndërhyrjet kirurgjikale që ofrohen në këtë Departament kryhen në një zonë të mirë organizuar dhe të mirëpajisur, e cila është projektuar sipas stadardeve dhe protokolleve ndërkombëtare. Sallat e kirurgjisë janë të pajisura me aparatura dhe pajisjet nga më bashkëkohoret, dhe ambientet e këtyre sallave respektojnë kushtet e higjenës dhe sterilitetit konform standarteve dhe protokolleve të kërkuara.
Dhomat e zgjimit ofrojnë një qëndrim të rehatshëm dhe të sigurt për pacientët, dhe gjatë gjithë kohës së qëndrimit pacienti është nën ndjekjen e vazhdueshme të personelit mjekësor të specializuar.
Familjarët nuk lejohen të qëndrojnë brenda këtyre ambjenteve. Për ta është rezervuar një ambjent më vete, zona e pritjes për familjarët.
• Proçedura ortopedike endoskopike
• Proçedura ortopedike të hapura
• Proçedura urologjike endokskopike
• Punksione Lumbare
• Proçedura endoskopike në fushën e ORL-së
• Proëedura të hapura në fushën e ORL-së
• Kirurgji Plastike/ Kozmetike
• Proçedura DBS
• Proçedura të kirurgjisë së përgjithshme të hapura (hernia)
• Proçedura të kirurgjisë së përgjithshme endoskopike (laparoskopi)
Në Reparitn e Kirurgjisë Një Ditore realizohen edhe shumë raste mjekësore të specialiteteve të ndryshme të tilla si:
• Gjinekologji
• Kirurgji Pediatrike
• ORL
• Ortopedi
• Kirurgji Plastike
• Kirurgji e Përgjithshme