Kirurgjia e Përgjithshme

Departamenti i Kirurgjisë së përgjithshme i Spitalit Hygeia trajton patologji mjekësore nëpërmjet proҫedurave kirurgjikale. Në këtë Departament trajtohet i gjithë spektri i patologjive të kirurgjisë së përgjithshme. Një ekip i kualifikuar mjekësh specialist kirurgë të përgjithshëm është i dedikuar 24 orë në ditë /365 ditë të vitit për t’ju siguruar shërbimin më të mirë të mudshëm ҫdo pacienti.  Stafi i këtij Departamenti bashkëpunon ngushtë me të gjithë specialetet e tjera mjekësore të tilla me qëllim ofrimin e një kujdesi optimal pacientit si mënyra më e mirë për menaxhimin dhe zgjidhjen sa më të mirë të ҫdo problematike mjekësore kirurgjikale që kërkon zgjidhje.

Llojet e kirurgjive qe aplikohen:

  • Kirurgji e stomakut (kancer i stomakut, patologjitë beninje)
  • Kirurgji e zorrës së trashë (kancer i zorrës së trashë dhe patologjitë beninje)
  • Kirurgji e gjendrës tiroide (me nje metode bashkëkohore- pa qepje dhe pa dhimbje)
  • Kirurgji e pankreasit
  • Kirurgji e hernies
  • Kirurgji e shpretkës
  • Kirurgji e urgjencës

1- Patologjitë e Stomakut të tilla si:

• Kanceri gastrik

• Polipe

• Ulcera

Teknikat kirurgjikale të përdorura

Gastrektomi, gastrektomi totale, antrektomi, plastike e stomakut dhe duodenit etj.

Vlen të theksohet se të gjitha rastet e pacientëve me patologji kancerogjene trajtohen nga grup mjekesh te specializuar: Kirurg Gastroenterolog, Onkolog Patolog dhe Radioterapeut Onkolog.

2- Patologjitë e zorrës së trashë si:

• Kancer i zorrës së trashë (Polipe të zorrës së trashë, Prolaps rektal)

• Hemorroide

• Divertikulit i zorrës së trashë

• Abces anal / fistula

• Megakolon (kirurgji minimal invazive)

• Ç’rregullime në jashtëqitje

Teknika terapeutike që aplikohen janë

Kolektomi e djathtë, sigmoidektomi, kolektomi totale, hemoroidektomi etj

(kirurgji e hapur dhe mini- invazive).

3.  Patologjitë e Heparit të tilla si:

• Masa tumorale fillestare dhe metastatike të Heparit

• Masa beninje të Heparit si: hemangioma, ekinokokeve, kiste të Heparit.

 

4. Patologji të Pankreasit të tilla si:

• Masa Beninje dhe Malinje të Pankreasit

• Kiste Pankreatike – Absces i Pankreasit

• Kirurgji për Pankreatit kronik

• Realizohen kirurgji radikale si Ëipple kirurgji, pankreatektomi distale, kirurgji palliative.

 

5. Patologji të Rrugeve biliare

• Patologji beninje të fshikëzës së tëmthit

• Gur në tëmth

• Polip në tëmth

• Gurë në koledok-kancer

• Ç’rregullime te rrugeve billiare te temthit.

 

6. Patologji të shpretkës të tilla si:

• Kiste

• Masa

• Splenomegaly

 

7. Trajtim kirurgjikal i patologjive të gjendrës endokrine

• Heqje e gjendrës së tiroides / paratiroides

• Kirurgji të gjendrës mbiveshkore

Spitali Hygeia Tirane eshte i vetmi spital që ofron një teknokë të re kirurgjikale për trajtimin kirurgjikal të tiroides që është ajo e Tiroidektomisë Totale Radikale.

Avantazhet e kësaj metode

• Pa qepje,

• Pa dhimbje,

• Kohezgjatja e ndërhyrjes 1 orë e 30 minuta,

• Zëri kthehet në normalitet pas nderhyrjes

8. Trajtim kirurgjikal i obezitetit – Kirurgji Bariatrike

More Doctors From : Kirurgjia e Përgjithshme

Dr. Inid Jorgoni

Dr. Inid Jorgoni

Kirurg i Përgjithshëm
Dr. Marsela Sopiqoti

Dr. Marsela Sopiqoti

Kirurg i Përgjithshëm
Dr. Erjona Sinani

Dr. Erjona Sinani

Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Celep Bahadir

Dr. Celep Bahadir

Kirurg i Përgjithshëm
Dr. Baris Akin

Dr. Baris Akin

Kirurg i Përgjithshëm