Kirurgjia Plastike Rikonstruktive Kraniomaksilofaciale

Kirurgjia plastike rikonstruktive kraniomaksilofaciale, është një specialitet i kirurgjisë që përfshin trajtimin mbi anomalitë e bashkëlindura të kafkës dhe të fytyrës, palatoskizën, dëmtimet tejet të ndërlikuara kraniofaciale, tumoret kraniofaciale, anomalitë maksilomandibulare dhe të orbitave okulare, si dhe kraniosinostozat (Skafocefalia ose dolikocefalia, Trigonocefalia, Plagiocefalia e pasme, etj), ose nishanet e bashkëlindura, qe ndryshojnë nga frenulumi i thjeshtë i gjuhës deri te deformimet kraniofaciale.

Më specifikisht në këtë department të Spitalit Hygeia përfshihet trajtimi kirurgjikal i zones së gojës, nofullave dhe fytyrës:

– Traumave në zonën e fytyrës.

Këto mund të jenë trauma të indeve të buta, thyerje të nofullave apo kockave të tjera të fytyrës; mund të jenë trauma të vecuara ose pjesë të një politruame.

– Trajtimi kirurgjikal të nofullave te keqpozicionuara.

Kirurgjia ortognatike shërben për ripozicionimin e nofullave. Operacione të tilla realizohen si për arsye funksionale ashtu edhe estetike.

-Trajtimin kirurgjikal brenda gojës.  Disa disa prej trajtimeve të realizuara me anë të kësaj kirurgjie janë:

Trajtimi i një infeksioni në nofulla, heqja e kisteve në nofulla, vendosja e mini-implanteve dentare, heqja e gurëve në gjendrat e pështymës, rimodelim i indeve të forta ose të buta për arsye protezimi, janë

– Keqformimet e lindura në zonën e fytyrës dhe gojës.

Rastet kur buzët ose qiellza e një fëmije nuk janë të bashkuara që prej lindjes (buzët e lepurit) është një shembull i keqformimeve që trajton kjo kirurgji

– problemet e kycit të nofullave, quajtur ndryshe edhe artikulacioni temporomandibular.

– kirurgjia e gjendrave të pështymës,

– kirurgjia estetike e fytyrës, kirurgjia tumorale në zonën e fytyrës dhe jo vetëm, janë disa prej proçedurave që kjo kirurgji trajton.

Në bashkëpunim me mjekët otorinolaringolog (ORL), ortopedë, onkologë, okulistë, neurokirurgë, dentistë etj kirurgjia orale & maksillofaciale jep ndihmën e saj në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal/jokirurgjikal të patologjive që duan një vlerësim dhe trajtim kompleks.

More Doctors From : Kirurgjia Plastike Rikonstruktive Kraniomaksilofaciale

Dr. Spyros A. Lazarou

Dr. Spyros A. Lazarou

Kirurg Plastik & Rikonstruktiv Kraniomaksilofacial