Kirurgjia Vaskulare

Shërbimi i Angiologjisë dhe Kirurgjisë vaskulare në spitalin Hygeia Tiranë mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve që prekin enët e gjakut, qofshin keto të sistemit arterial apo edhe të atij venoz. Në këtë shërbim ofrojmë diagnostikimin në kushte ambulatorike me anë të ekzaminimit eko-Doppler si edhe me metoda radiologjike për të gjithë llojet e patologjive. Stafi I mjekëve angiologë me shumë eksperiencë ofrojnë të gjitha llojet e trajtimeve, duke filluar nga ato me metoda medikamentoze, proçedura mini-invazive dhe ndërhyrje kirurgjikale. Po kështu stafi i mjekëve ofrojnë edhe konsulta të specializuara edhe për pacientë me sëmundje të sistemeve të tjera që kanë lidhje apo që përfitojnë nga proçedura të ndryshme që kryhen në enët e gjakut.”

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon & artikujt si më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=Ah8sUphKJVs

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/256-venat-varikoze-trajtimi-me-metodat-me-bashkekohore

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/265-stenozat-e-arteries-karotide-dhe-pasojat-e-saj

Ekzaminimi klinik dhe Ekografi Doppler për : 

• sëmundjet e arterieve karotide

• sëmundjet e arterieve  të gjymtyrëve të poshtme (arteriopatinë)

• gjendjen e arterieve në pacientët me Diabet sheqeri, të cilët paraqesin plagë në këmbë

• trombozat e venave të thella

• venat varikoze të gjymtyrëve të poshtme (variçet)

• ulçerat kronike të këmbëve

• planifikim dhe kontroll i fistulave arterio-venoze për hemodializë

Konsultime për:

• Sëmundjet e aortës dhe arterieve iliake

• Trombozat e venës porta

• Limfedemën e gjymtyrëve

Ne spitalin HYGEIA diagnoza për sëmundjet e enëve të gjakut plotësohet me ekzaminime te specializuara Radilogjike si Angio CT scanner, Angio Rezonancë, Angiografi dhe Limfoschintigrafi.

Trajtime për venat varikoze me metodat:

1. Radiofrekuencë

2. Skleroterapi

3. Kirurgji

Trajtime kirurgjikale për sëmundjet e arterieve:

• Stenozat e arterieve karotide

• Aneurizmat e aortës abdominale dhe arterieve iliake,

• Bypasse të të gjitha llojeve për sëmundjet e arterieve të gjymtyrëve

Realizimi i aksesit vaskular për hemodializë dhe trajtimi i komplikimeve të tyre:

1. Fistula arterio-venoze

2. Grafte arterio-venoze

3. Katetere permanente

Vendosje e Port Cath për kimioterapi dhe heqje e tyre pas përfundimit të proçedurës

1. EKO COLOR DOPPLER

Është ekzaminim me ultratinguj që shërben për të vlerësuar kryesisht nga ana funksionale por edhe anatomike enët e gjakut. Përmes pamjes direkte dhe sidomos përmes parametrave funksionale siç është shpejtësia e fluksit në pika të ndryshme të vazave të gjakut vërtetohet integriteti anatomik dhe funksionl I vazave ose diagnostikohet sëmundja e tyre, lokalizimi I saj dhe grada e zhvillimit të saj. Po përmes këtyre kritereve bëhet ndjekja në dinamikë e ecurisë së sëmundjes si dhe ndjekia e pacientit pas trajtimit të kryer për sëmundjen e dhënë. Ky ekzaminim ka sensibilitet dhe specificitet të lartë, pra diagnostikon dhe përjashton sëmundjet vaskulare me saktësi të lartë. Nga ana tjetër është I padëmshëm për pacientin dhe mund të përsëritet shumë herë. Eko kolor Doppler është ekzaminimi bazë për sëmundjet vaskulare.

Me këtë ekzaminim vlerësohen arteriet karotide, aorta abdominale dhe arteriet iliake, arteriet dhe venat e gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme.

Ҫfarë lloj diagnozash përcakton ky ekzaminim?

• Vlerësimi I shkallës së aterosklerozës

• Screening dhe diagnostikim i stenozave të arterieve karotide

• Screening dhe diagnostikim i aneurizmave të aortës abdominale dhe arterieve periferike

• Diagnostikim I arteriopatisë obliterante të gjymtyrëve

• Vlerësimi I integritetit të vaskularizimit të gjymtyrëve inferiore te diabetikët

• Diagnoza diferenciale e plagëve te këmbët

• Diagnoza e trombozave të venave të thella të gjymtyrëve

• Diagnoza e venave varikoze të gjymtyrëve inferior dhe tromboflebitit superficial

• Vlerësimi i vazave për aksesin vaskular për dializë

• Ndjekja e funksionit dhe diagnostikimi i komplikimeve të aksesit vaskular për dializë.

Eko color Doppler është me vlerë edhe gjatë trajtimit të disa patologjive vaskulare si psh.: për trajtimin me skleroterapi dhe trajtimin me radiofrekuence (ablacion termik) të venave varikoze.

Eko-kolor –doppler i vazave është I vlefshëm në lidhje me sëmundjet e zemrës në situate të tilla si:

• A ka stenoza të arterieve karotide një pacient që do ti nënshtrohet kirurgjisë për bypass koronar

• A ka aneurizëm të aortës abdominale një pacient me aneurizëm të aortës ascendente

• Si është vaskularizimi I gjymtyrëve në një pacient me disekim të aortës

• Etiologjia e mundshme e trombeve te pacientet me tromboemboli pulmonare

• Vlerësimi I funksionit të arterieve renale tek një pacient me hypertension arterial të rëndë

2. ANGIO SCANNER (ANGIO CT)

Është ekzaminimi radiologjik kryesor për vlerësimin e enëve të gjakut. Me anë të tij vlerësohen të gjithë sektorët e trupit. Përdoret kryesisht për sistemin arterial por edhe për atë venoz. Është i shpejtë e me saktësi të lartë dhe jep detaje anatomike shumë të vlefshme për planifikimin e proçedurave trajtuese të sëmundjeve të sipërpërmendura. Është ekzaminim shumë specifik në traumat e ndryshme vaskulare, ku roli I ekografisë dhe ekzaminimeve të tjera nuk është i rëndësishëm.

• Përdorimet më të shpeshta janë për lokalizimin e stenozave të arterieve karotide dhe degëve të tyre

• Vlerësimin e parametrave dhe shtrirjes së aneurizmave të aortës dhe degëve të saj

• Diagnostikimin e disekimit të aortës dhe rupturës së aneurizmave të saj

• Diagnostimin dhe lokalizimin e lezioneve vaskulare te traumat

• Vlerësimin e malformacioneve vaskulare

• Vlerësimin e shtrirjes se arteriopatisë obliterante të gjymtyrëve

3. ANGIOGRAFIA PERIFERIKE

Është ekzaminim invaziv që kryhet nën rrezatimin me reze X (Rëntgen) në sallën e hemodinamikës dhe shërben kryesisht për ndërhyrjet endovaskulare në arteriet iliake, femorale, dhe të kërcirit.

4. LIMFOSCHINTIGRAFIA 

Është ekzaminim me lëndë radioaktive që shërben për diagnozën e limfodemës.