Materniteti Hygeia

Në Maternitetin Hygeia i gjithë stafi i mjekëve, mamive dhe infermierëve, janë të përkushtuar për të përmbushur misionin, pra të bëjnë të mundur që eksperienca e lindjes së fëmijës për çdo nënë të jetë sa më e sigurt, komode dhe mbi të gjitha të jetë një eksperiencë e bukur. Ne ofrojmë një shërbim të integruar dhe cilësor duke patur si synim kryesor të asistojmë nënat që janë në pritje të ëmbël në çdo etapë të kësaj faze të jetës së tyre, duke filluar që nga ndjekja dhe konrolli mjekësor i të gjitha etapave të shtatëzanisë, ofrimin e kurseve prenatale për çiftet e reja (ku ofrohen informacione mbi shtatëzaninë, lindjen, kujdesin ndaj bebit, ushqimet që duhet të konsumojnë ..etj,), monitorimin e shtatëzanive në rrezik, lindjen dhe kujdesin ndaj bebit që në momentin e parë që vjen në jetë dhe më tej.

Stafi i kualifikuar dhe me eksperiencë i mjekëve obstetër – gjinekolog dhe neonatolog/pediatër, mamive dhe infermierëve të Maternitetit Hygeia janë të përkushtuar të ofrojnë 24 orë në ditë, në 365 ditë të vitit, shërbim cilësor dhe të personalizuar për të gjithë nënat dhe të porsalindurit e tyre. Materniteti Hygeia ka në dispozicion të tij 6 salla lindje, të gjitha të pajisura me aparatura dhe teknologji mjekësore të fjalës së fundit me qëllim ofrimin e të gjitha komoditeve të nevojshme gjatë lindjes. Po kështu ky Maternitet është i pajisur me 25 dhoma pacientësh, të gjitha super komode dhe moderne, me shërbim dhe kujdes infermieror të specializuar 24 orë në ditë, për një rekuperim sa më të shpejtë pas lindjes. Në dispozicion të Maternitetit është edhe Reanimacioni i të Porsalindurve i konceptuar për të asistuar në mënyrë profesionale jo vetëm të porsalindurit prematurë por edhe rastet e komplikuara që hasen gjatë procesit të lindjes.


Stafi i mjekësor i Maternitetit Hygeia prej katër vitesh ofrojnë kurse prenatale për ҫiftet e reja, kurse të cilat ofrohen falas brenda ambienteve të Spitalit Hygeia.

Kurset e Trajnimit Prenatal në Spitalin Hygeia ofrohen nga një staf i kualifikuar mjekësh dhe mami profesionistë të fushës, të tillë si, mjekë obstetër – gjinekolog, mjek neonatolog/pediatër dhe mami, nën drejtimin e Esmeralda Lamaj, supervizore e Mamive në Spitalin Hygeia, e kualifikuar dhe çertifikuar në Greqi kryesisht si Trajnuese për “ Kurse Joga për shtatëzaninë” dhe “Kurse përgatitore për periudhën prenatale për prindërit e rinj”.

Pra të gjithë ҫiftet që janë në pritje të ëmbël, pavarësisht faktit nëse ndjekin apo jo shtatëzeninë në Spitalin Hygeia, janë të ftuar të bëhen pjesë falas e këtyre Kurseve Prenatale. Këto kurse janë një mundësi e mirë për të gjithë ҫiftet,( duke qenë se inkurajohet pjesëmarrja si e nënave të reja ashtu edhe bashkëshortëve të tyre), për t’u informuar në detaje mbi gjithҫka duan të dinë duke filluar që nga kujdesi gjatë shtatëzënisë, dieta ushqimore, ushtrimet që duhet të kryejnë, veshjet që duhet të mbajnë, shtatëzënitë në rrisk, lindja, kujdesi për të porsalindurin, ushqyerja me gji etj.

Ϛiftet e interesuara për të t’u bërë pjesë e këtyre Kurseve, mjafton të telefonojnë në numrin e sekretarisë së Spitalit: 04 23 90 000, ose të na ndjekin në faqen tonë Facebook: https://www.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT/