Onkologjia

Qendra e Onkologjisë Hygeia merret me diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen në vazhdimësi (follow up) të pacientëve me kancer. Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor dhe të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e të githë llojeve të kancerit. Stafi i mjekëve onkologë të kësaj Qendre është i përbërë nga mjekë onkologë radioterapeut dhe kimioterapeut shumë të njohur, grekë dhe shqiptarë, të kualifikuar në Universitete të njohura në Europë dhe më gjerë, të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e trajtimit të sëmurëve me kancer, duke ofruar për secilin prej tyre plan trajtimi të personalizuar dhe cilësor. Kjo Qendër drejtohet nga mjekja e mirënjohur Dr.Evangelia Razis MD, PhD, e specializuar në Universitetet më prestigjioze në Amerikë. Dr. Razis ka qenë nismëtare në aplikimin e standardeve dhe udhëzimeve e cilësisë ndërkombëtare si dhe masave mbrojtëse në menaxhimin e rasteve me kancer. Ajo dhe Departamenti i saj në greqi kanë qenë të parët, jashtë Shteteve të Bashkuara, që janë çertifikuar nga Shoqata prestigjioze Amerikane e Onkologjisë Mjekësore të Amerikës me Ҫertifikatën e cilësisë (QOPI) për zbatimin dhe ndjekjen e standardeve cilësore për kancerin.

Mjekët onkologë të Spitalit Hygeia bashkëpunojnë ngushtë edhe me të gjithë mjekët specialistë të Departamenteve të tjerë si ata Imazheristë, Kirurgë (të përgjithshëm, gjinekolog, urolog etj), Anestezistë me qëllim për të ofruar një shërbim të integruar, sa më efikas dhe rezultativ për të sëmurët e kësaj kategorie.

Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjek dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Qendra e Onkologjisë Hygeia disponon bëhet e mundur të trajtohen pothuajse të gjitha llojet e kancerave si :

• Kancer i kokës

• Kokë-qafë

• Kancer gjiri

• Kancer i rrugëve biliare

• Kancer i mushkrisë

• Kancer i mëlçisë

• Kancer I pankreasit

• Kancer i veshkavë

• Kancer i zorrës së trashë

• Kancer i Kolonit

• Kancer i vezores & lloje të tjera kancer gjinekologjik

• Kanceri I Prostatës

• Melanoma

• Kancer i lëkurës

• Kancer i tiroides…etj.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të lexoni artikujt si dhe të ndiqni videot më poshtë:

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/246-implementimi-i-teknikave-te-avancuara-te-radioterapise-ne-trajtimin-e-kancerit 

 

https://www.youtube.com/watch?v=sJTKXbSBvaI

https://www.youtube.com/watch?v=hdcLHtyyGWM

https://www.youtube.com/watch?v=A6z5sGzF3Jg

https://www.youtube.com/watch?v=hQNj3vbU_JU

Spitali Hygeia Tiranë është i pari Spital në Shqipëri që ka ngritur Qendrën e Radioterapisë Onkologjike e cila përdor metoda dixhitale të Radioterapisë. Kjo Qendër sjell së bashku ekspertizën e shumë specialistë për të vlerësuar dhe për të trajtuar personat që vuajnë nga sëmundje kancerogjene, gjithashtu edhe për të kryer hulumtime të ndryshme. Ekipet e mjekëve specialistë organizohen për të vendosur mbi planin e trajtimit bazuar në vendndodhjen e kancerit.

Mjekët Onkologë të çertifikuar dhe me eksperiencë janë pjesë e konsultimeve të çdo stafi mjekësor që ka lidhje me sëmundje të ndryshme si:

• Gjiri

• Sistemi Qëndror Nervor  (truri , shtylla kurrizore, probleme neurologjike)

• Endokrinologji  (tiroide, paratiroide, mbiveshkore, hipofiza)

• Gastrointestinale (anus, kolon, rektum, ezofag, hepatobiliare, pankreas, stomak)

• Urogjenitale (fshikëz, veshkë, prostatë, penis, teste, ureter)

• Gjinekologjike  (qafa e mitrës, ovaret , uterusi, vagina, vulva)

• Kokë qafë  (nazofaringu, kaviteti nazal ( I hundës) dhe sinuset, kaviteti oral ( I gojës), orofaringu, hipofaringu, laringu, gjëndra e pështymës)

• Mushkëri

• Limfoma, leuçemi dhe mieloma

• Melanoma

• Forma të tjera të kancerit të lëkurës  (qeliza skuamoze, qelizat bazale, qelizat Merkel)

• Okulistikë  (tumoret e syrit)

• Kanceri Pediatrik

• Sarkoma (kockë, indi i butë, abdominal)

Ekipet janë të pavarura në varësi të sëmundjes, por të gjitha ekipet punojnë së bashku për të zhvilluar procedurat diagnostike dhe të trajtimit, si dhe udhëzimet për vlerësimin e kujdesit që duhet ti ofrohet pacientit .

Kjo Qendër ka në përbërje të saj ekipi mjekësh onkologë të mirëtrajnuar,mjekë onkologë radioterapeut, teknikë radioterapistë,  infermierë onkologjie, asistent mjek dhe fizikant mjekësor.

Ҫelësi i suksesit  është bashkëpunimi i ngushtë që ekipi  i mjekëve onkologë radioterapeut ka me ekipin  e mjekëve onkologë mjekësor, kirurgë, radiologë, patologë dhe mjekë të specialiteteve të ndryshme të cilët koordinohen më së miri duke ofruar  shërbimin më të mirë të mundshëm.

Planifikimi i trajtimit preçiz. Mjekët e Spitalit tonë aplikojnë teknikat më të fundit të imazherisë  për të planifikuar me kujdes trajtimet e rrezatimit. Mjekët specialistë përdorin Skanerin dhe Rezonancën magnetike për të krijuar një plan trajtimi që synon të godaszë vetëm tumorin (masën tumorale).

Planifikimi i kujdesshëm që bëhet përpara trajtimit i jep mundësi mjekëve të përdorin doza më të larta rrezatimi për të trajtuar tumorin, duke kursyer indet e shëndetshëm përreth nga ndonjë dëmtim i mundshëm.

SHËRBIMET E RADIOTERAPISE

Qendra e Radioterapisë Onkologjike e Spitalit Hygeia Tiranë përdor teknikat më të fundit dhe bashkëkohore të radioterapisë:

Rrezatimi Konform 3D

Një nga llojet e shumta të trajtimit me rrezatim, rrezatimi konform 3D është një teknikë që lejon mjekët të drejtojnë rrezatimin konform  formës së tumorit.

Krahasuar me radioterapinë historike me 2-D, rrezatimi konform 3-D jep më shumë saktësi rrezatimi ndaj qelizave të kancerit, duke reduktuar sasinë e rrezatimit në qelizat e shëndetshme. Kjo formë konvencionale e terapisë rrezatuese përdoret për trajtimin e tumoreve kancerogjene dhe jokancerogjenë në të gjithë trupin.

Për t’u përgatitur për rrezatimin 3-D konform, specialistët përdorin teknologji të avancuar për të gjetur  rrugën e rrezeve të shumta të rrezatimit që do të synojnë tumorin nga drejtime të ndryshme. Gjatë rrezatimit konform 3-D, jepet një  dozë e caktuar, e cila përhapet rreth indeve normale përreth për të minimizuar dozën në çdo zonë tjetër.

Terapia IMRT 

IMRT është një lloj i avancuar i terapisë me rrezatim e cila përdoret për të trajtuar tumore kancerogjene dhe jokancerogjene.

IMRT përdor teknologjinë e avancuar për të manipuluar grimcat e rrezatimit të fotoneve  dhe protoneve për tu adaptuar me formën e tumorit. .

Kjo teknnikë përdor shumë rreze të vogla fotonesh  ose protonesh me intensitete të ndryshme për të rrezatuar saktësisht një tumor. Intensiteti i rrezatimit të secilës rreze kontrollohet dhe forma e grimcave  ndryshon përgjatë çdo trajtimi.

Qëllimi i IMRT-së është që të përputhë  dozën e rrezatimit me  objektivin dhe të shmangë ose zvogëlojë  ekspozimin e indeve të shëndetshme për të kufizuar efektet anësore të trajtimit. Në këtë mënyrë bëhet e mundur trajtimi i tumoreve që janë lokalizuar afër organeve të ndryshme, me doza shumë të larta, duke dhënë një rrezatim minimal në organet përreth zonës së prekur.

IMRT aplikohet në rastet kur me teknikën  3D është e pamundur të kryhet trajtimi, kjo në rastet kur masa tumorale gjendet shumë pranë organeve të rëndësishme (si medula spinale, brain stem, sytë, veshkat). Por IMRT mund të përdoret  edhe në të gjithë  rastet  e tjera, duke dhënë një dozë shumë më të vogël në organet përreth në krahasim me teknikën 3D, duke minimizuar në këtë mënyrë efektet anësore të radioterapisë.

Tumoret të cilat duhet patjeter të trajtohen me IMRT janë tumoret të lokalizuara në:

• Sistemin Qëndror Nervor  (truri , shtylla kurrizore, probleme neurologjike)

• Kokë qafë  (nazofaringu, kaviteti nazal ( i hundës) dhe sinuset, kaviteti oral (i gojës), orofaringu, hipofaringu, laringu, gjëndra e pështymës

• Urogjenitale (prostatë)

Të gjitha lokalizimet e tjera, edhe pse mund të trajtohen me 3D, për të ulur efektet anësore është e këshillueshme aplikimi i teknikës  IMRT.

More Doctors From : Onkologjia

Dr. Emiljana Huti

Dr. Emiljana Huti

Drejtuese e dep. të Onkologjisë, Onkolog
Dr. Ledio Bregu

Dr. Ledio Bregu

Onkolog, Radioterapeut
Dr. Erald Ruci

Dr. Erald Ruci

Kimioterapeute, Onkolog
Dr. Flutura Proko

Dr. Flutura Proko

Kimioterapeute, Onkolog
Dr. Helidon Nina

Dr. Helidon Nina

Kirurg Onkolog, Mastolog