Departamenti i Otorinolaringologjisë i Spitalit Hygeia Tiranë është i përbërë nga një staf mjekësh kirurgë grek dhe shqiptarë të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në fushën e diagnostikimit dhe kirurgjisë në fushën e patologjive të ORL-së.
Stafi i mjekëve ORL të Spitalit Hygeia Tiranë, të specializuar dhe me shumë eksperiencë, ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke mbuluar të gjitha llojet e patologjive të veshë, hundë, si dhe kokë – qafës, duke filluar që nga egzaminimet e thejshta diagnostike deri tek ato më komplekset, trajtim dhe ndërhyrje kirurgjikale. Për një shërbim më të kompletuar, për rastet më komplekse, stafi i mjekëve ORL bashkëpunon ngushtë edhe me kolegë të tjerë të shquar të specialiteteve të ndryshme si p.sh kirurg maksilofacial – Kirurg Plastik – Neurokirurg etj, kjo me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbim sa më optimal dhe rezultativ për pacientët tanë. Vlen për tu theksuar edhe fakti që për ndërhyrjet kirurgjikale anestezia aplikohet nga mjekë anestezistë me një eksperiencë të gjerë dhe të specializuar për të asistuar në ndërhyrjes e kirurgjisë e kokë qafës.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
Stafi i mjekëve kirurgë ORL mbulon të gjithë gamën e ndërhyrjeve kirurgjikale otorinolaringologjike ose kirurgjive të veshit të tilla si:
- Timpanoplastikat e të gjithë llojeve,
- Trajtim të kolosteatomave dhe të gjithë komplikacioneve të tyre,
- Malformacione të ndryshme kongjenitale (atrezi të kanalit të jashtëm të dëgjimit, kolosteatoma kongjenitale etj),
- Riparim kirurgjikal të otosclerosis.
Një tjetër sektor në të cilin është i specializuar ekipi i mjekëve të këtij Departamenti është edhe kirurgjia e bazës kraniale (neurinomë akustike, paraganglioma, neuromë e apeksit, kolesteatoma petroze).
Ndërhyrje Otoneurokirurgjikale
Stafi i mjekëve kirurgë të këtij Departamenti realizon në mënyrë profesionale të gjithë gamën e kirurgjisë funksionale të hundës & sinuseve. Sallat kirurgjikale janë të pajisura me të gjithë aparaturat dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e FESS të të gjithë llojeve, duke trajtuar që nga problemet anatomike, post-traumatike, polipozat, inflamacionet akute apo kronike të thjeshta apo të nderlikuara. Ekipi realizon trajtim endoskopik të tumoreve ( neoplazive beninje apo malinje të hundës apo sinuseve). Po kështu realizohet në mënyrë të suksesshme trajtimi endosokopik i gjakëderdhjes nga hunda, rrjedhjes së lëngut cerebrosputal ( post traumatik, post kirurgjikal apo idiopatik) si dhe problemet e kanalit të lotit. Në bashkëpunim edhe me ekipet përkatëse, pra të specialiteteve të tjera, realizohen kirurgji të orbitës, kirurgji të dekompresionit të nervit optik apo trajtim endoskopik i adenomave të hipofizës apo masave të bazës kraniale që përfshihen në ato që quhen Rhino Neurokirurgji.
Në rastet e pamundësisë së trajtimit të patologjive specifike me rrugë endoskopike, realizohet kirurgjia e hapur e hundës, siç janë rastet e masave në sinuset frontale, etmoidale, sfenoidale, maksilare, osteoplastika e sinuseve frontale, maksilektomi. Midfacial Degloving sigurisht kjo kirurgji e hapur e hundës i rezervohet rasteve shumë specifike.
Metoda me rreze Laser ( CO2 Laser ) gjen një aplikim më të madh në zonën e kokës dhe qafës. Vlen per tu specifikuar fakti i aplikimit të tyre në masat tumorale beninje dhe malinje të laringut dhe hipofaringut. Në ditët e sotme me ndihmën laserit jemi në gjendje të heqim masa tumorale për të cilat më parë duhet të sakrifikohej laringu, duke e kufizuar ndërhyrjen totale të laringektomisë në raste shumë të rralla.
Në Departamentin tonë disponojmë edhe lazer me fibra optike (YAG Laser) (LISA Laser) me anë të të cilit janë realizuar shumë raste të kirurgjisë së laringsit (kordektomi posteriore apo laterale, laringektomi e pjessshme apo për kirurgjinë e hundës, kanalit të lotit, tonsilave, gjuhës etj.
Stafi ynë ka patur rezultate shumë të mira në drejtim të neoplazive tumorale, kokë qafë. Këto raste janë realizur vetëm ose në bashkëpunim me ekipet e kirurgëve maksilofacial plastikë kur ka qenë i nevojshëm rregullimi i problemeve estetike dhe funksionale të shkaktuara nga stadi i avancuar i sëmundjes. Po kështu egziston një bashkëpunim i ngushtë me ekipin e onkologëve, radioterapeutëve dhe kimioterapeutëve për një përqindje më të lartë suksesi në rastet e masave tumorale në kokë – qafë.
Paraliza e njëanshme, e cila nuk është e balancuar, e shoqëruar me ngjirje të zërit dheme aspirim, trajtohet me tireoplastike ndërsa paraliza bilaterale trajtohet me kordektomi të pasme duke përdorur Lazer CO2. Pacientët që i nënshtrohen kësaj lloj ndërhyrje qëndrojnë vetëm një ditë në spital pas ndërhyrjes dhe në përfundim të saj pacientit i sigurohet një frymëmarrje dhe zë i kënaqshëm.
Duhet ti referohemi edhe kirurgjisë së gjëndrave të pështymës. Vecanërisht në rastet e masave të parotides në rastet të cilat bëhet përgatitje dhe ruajtje e nervit facial me ndihmën e aparaturave të vecanta të pajisjeve intraoperative të zbulimit.
Parotidektomi sipërfaqësore
Me ndihmën e endoskopeve tepër modern dhe të hollë kemi mundësinë të studjojmë parotidet për arsye diagnostike dhe terapeutike ( heqje e gurëve te gjëndrat e pështymës).
Dr.Holta Sulaj, mjeke otorinolaringologe në Spitalin Hygeia Tiranë ju informon mbi sindromën e apnesë obstruktive të gjumit, ankesat dhe simptomat, dhe proçedura që ofron Spitali Hygeia për diagnostikimin dhe trajtimin në mënyrë efektive të kësaj sindrome, si dhe pasojat në rast mostrajtimi.
Ҫfarë është sindromi i apneve obstruktive të gjumit (OSA)?
Apneja e gjumit është një çrregullim i gjumit që karakterizohet nga ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjumit, që prek meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave. Fjala “apnea ” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “ndërprerje e frymëmarrjes”. Ekzistojnë dy tipe të apneve: më e shpeshta është sindromi i apneve obstruktive të gjumit dhe më pak i shpeshtë është sindromi i apneve centrale të gjumit.
Apnetë obstruktive të gjumit
Apnetë obstruktive të gjumit ndodhin kur rrugët e sipërme të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit. Zakonisht bllokimi ndodh kur indet e buta të pjesës së pasme të fytit zvogëlojnë, pakësojnë kalimin e ajrit (hipopne), ose lëshohen dhe bllokojnë plotësisht kalimin e ajrit gjatë gjumit (apne). Trupi e ndien që frymëmarrja është ndalur dhe si rrjedhojë pacienti zgjohet për të rinisur frymëmarrjen. Ky cikël përsëritet shpesh gjatë natës (ndonjëherë dhe 50-100 herë në orë) duke ndërprerë në mënyrë të përsëritur gjumin. Në zgjim pacienti është i përgjumur dhe i lodhur.
Gërhitja
Gjatë gërhitjes, muskujt e gjuhës dhe të qiellzës së butë lëshohen, gjë që çon në ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje
Gjumë normal
Gjatë gjumit normal, rrugët e sipërme ajrore janë të lira , muskujt e gjuhës dhe qiellzës së butë e ruajnë tonusin e tyre
Apnea
Nëse muskujt lëshohen plotësisht, rrugët e ajrit bllokohen dhe frymëmarrja ndalon
Apnetë centrale
Apneja centrale e gjumit është një sindrom shumë më i rrallë se apneja obstruktive. Ajo ndodh kur truri dështon në dërgimin e sinjalit muskujve respiratore për të nxitur frymëmarrjen. Ndryshe nga apnetë obstruktive, ku kemi një bllokim në rrugët e ajrit, këtu është truri që shkakton apnetë centrale të gjumit. Kjo ndonjëhere lidhet me dëmtime neurologjike si aksidentet cerebro-vaskulare (AVC) apo një insuficencë kardiake.
Cilët janë personat e rrezikuar?
Pacientët që vuajnë situatat e mëposhtme mund të jenë të rrezikuar për të bërë apne të gjumit:
- personat mbipeshë
- personat që gërhasin në mënyrë të rregullt
- personat që vuajnë nga hipertensioni arterial
- ata që vuajnë nga çrregullimet e ritmit
- ata që kanë histori familjare të sindromit të apneve të gjumit apo të gërhitjes
- ata që kanë rrugë të ngushtuara të frymëmarrjes ( gjuhë e madhe, mjekër e tërhequr, nofull e poshtme e pazhvilluar mirë, zmadhim i tonsilave (bajameve), apo i qiellzës së butë).
Po kështu dhe pacientët që vuajnë nga diabeti, hipotiroza apo akromegalia,etj.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në shtimin e gërhitjes apo apnetë gjatë natës?
Disa prej faktorëve që mund të përmendim janë:
- fjetja në shpine
- konsumi i alkoolit në darkë
- marrja e disa medikamenteve para gjumit si: somniferët, narkotikët (sedativët, qetësuesit) apo analgjezikë të veçantë (qetësues të dhimbjes).
Sa e përhapur është kjo sëmundje?
Vlerësohet që indeksi i përhapjes së sindromit të apneve obstruktive të gjumit është midis 5-10 % të popullatës. Pjesa më e madhe e njerëzve me faktorë rrisku nuk ekzaminohen dhe si rrjedhojë edhe nuk diagnostikohen. Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga apnetë obstruktive të gjumit nuk e dinë që gërhijnë, apo që kanë periudha zgjimi gjatë natës dhe që kanë pauza në frymëmarrje. Ata e konsiderojnë normale gjendjen e lodhur dhe përgjumjen gjatë ditës. Kjo është arsyeja që ata nuk flasin për këto simptoma dhe i mohojnë ato edhe kur i pyet. Gjithësesi vlen të theksohet fakti që sindromi i apneve obstruktive të gjumit është i identifikueshëm dhe i trajtueshëm më së miri.
Cilat janë shenjat dhe simptomat?
Në zgjim:
- Gojë e thatë
- Ndjesi lodhjeje
- Dhimbje koke në mëngjes
Gjatë ditës:
- Mungesë energjie
- Irritim dhe ndryshime të humorit
- Lodhje dhe përgjumje
- Mungesë e kënaqësisë seksuale
- Vështirësi në përqëndrim dhe humbje e kujtesës
Gjatë natës
- Ngritje të shpeshta për të urinuar
- Ndjesia e mbytjes
- Gërhitje gjatë natës dhe frymëmarrje e zhurmshme gjatë ditës (vihet re lehtësisht nga personat e tjerë)
- Gjumë i shqetësuar
- Djersë gjatë natës
Shenja fizike
- Perimetri i qafës më i madh se 43cm tek meshkujt dhe më shumë se 38 cm te femrat.
- Presioni arterial i rritur, që kërkon shumë medikamente për tu kontrolluar dhe me shifra më të larta në mëngjes krahasuar me orët e pasdites.
- Edemë e këmbëve
Si vendoset diagnoza?
Nëse mendoni se vuani nga apnetë e gjumit, mund të flisni me mjekun ORL që mund t’ju referojë për një studim të gjumit. Apnetë obstruktive të gjumit mund të diagnostikohen lehtë falë një testi që mund të realizohet në spital.
Si matet, vlerësohet apneja?
Ka disa gradë të apneve të gjumit. Ato vlerësohen në bazë të numrit të ndërprerjeve të frymëmarrjes (apneve ) apo numrit të frymëmarrjeve sipërfaqësore (hipopneve) për orë gjumi. Kjo me konsensus është quajtur indeksi I apne-hipopneve. (IAH).
IAH nga 5 – 15 – sindrom i lehtë i apneve obstruktive të gjumit
IAH nga 15 – 30 – sindrom i moderuar i apneve obstruktive të gjumit
IAH më shumë se 30 – sindrom i rëndë i apneve obstruktive të gjumit
Për shembull nëse IAH është më i madh se 50, kjo do të thotë që ju e ndaloni frymëmarrjen më shumë se 50 herë çdo minutë, dhe që zgjoheni për të rinisur frymëmarrjen dhe ju zë përsëri gjumi. Në këtë mënyrë ju nuk arrini kurrë të bëni gjumin çlodhës që ju nevojitet për një aktivitet optimal gjatë ditës. Për më tepër organizmi juaj është aktiv gjatë gjithë natës , gjë që shkakton stres dhe mbilodhje për zemrën tuaj.
Si trajtohet sindromi i apneve obstruktive të gjumit?
Mënyra më e shpeshtë e trajtimit të sindromit të apneve obstruktive të gjumit realizohet nëpërmjet një aparati te CPAP (Continuous Positive Airëay Pressure) i quajtur ndryshe presion pozitiv i vazhdueshëm i rrugëve të ajrit. Ka gjithashtu alternativa të tjera trajtimi si aparatet e gojës dhe kirurgjia , terapia e pozicionit, pakësimi i konsumit te alkolit, duhanit si dhe medikamenteve sedative, si dhe kontrolli i mbipeshës.
Përsa i përket trajtimit kirurgjikal mund të përmendet kirurgjia e hundës, nazofaringut, orofaringut, laringut, palatumit, avancimit të maksilës dhe mandibulës, etj.Po ashtu mund të përmenden kirurgjia bariartrike, me zvogëlim të stomakut, për personat mbipeshë, apo që e kanë të pamundur rënien në peshë me metodat e zakonshme, stimuluesi i nervit hipoglos që rregullon tonusin e gjuhës (metodë akoma në studim).
Për të gjitha këto masa duhet diskutuar me mjekun specialist, nëse funksionon më mirë një formë terapie apo tjetra, apo të kombinuara.
Cilat janë përfitimet e trajtimit të apneve obstruktive të gjumit?
- Reduktimi i përgjumjes gjatë ditës
- Cilësi më e mirë jete
- Përmirësim i rendimentit në punë
- Përmirësim i kapacitetit intelektual, përqëndrimit dhe memories
- Më pak ankth, stres dhe depresion
- Përmirësim në drejtimin e automjetit dhe pakësim i aksidenteve
- Përmirësim i presionit të gjakut
- Reduktim i niveleve të sheqerit në gjak për pacientët që vuajnë nga diabeti tip 2
- Reduktim i stresit dhe lodhjes së zemrës dhe sistemit kardio-vaskular
- Reduktim i shanseve për aksident cerebro-vaskular
- Reduktimi i rrezikut për vdekje të papritura
Cilat janë pasojat nëse apnetë obstruktive të gjumit nuk trajtohen?
– Përgjumje gjatë ditës
- Hipertension arterial
- Sëmundje kardiake
- Aksidente cerebro-vaskulare
- Vdekje e papritur
- Aksidente me makinë (pacientët që vuajnë nga apnetë obstruktive të gjumit kanë 10 herë më shumë shanse për të bërë aksidente me makinë)
- Aksidente në punë nga mungesa e gjumit
- Cilësi jo e mirë jete
- Funksione intelektuale të reduktuara
- Diabet tip 2
- Disfunksion seksual
- Tek shtatëzënat rriet risku për komplikacione gjatë shtatëzënisë, gjatë dhe pas lindjes
- Tek fëmijët:
- vonesë në rritje, përkeqësim të raporteve të zhvillimit të fytyrës, çrregullime të sjelljes, probleme të përqëndrimit, duke ulur performancën në shkollë etj.
Në përfundim theksojmë faktin që apnetë obstruktive të gjumit janë një sindrom që në momentin që dyshohet se ekziston, duhet diagnostikuar sa më parë nga mjeku specialist, me qëllim evitimin e pasojavë dhe ndikimit që ka jo vetëm në shëndetin dhe jetën sociale të pacientit, por edhe rrezikut që sjell në shoqëri, lidhur me pasojat që mund të sjellë në shtimin e numrit të aksidenteve dhe rrezikshmërinë e tyre.
Trajtimi efektiv i këtij sindromi përmirëson cilësinë e jetës së pacientit, përmirëson shëndetin fizik dhe psikologjik të tij, redukton kostot dhe rreziqet për shoqërinë, pra është me përfitim për të gjithë.
Me teper informacion rreth Apnesë: