Ortopedia

Departamenti i Ortopedisë në Spitalin Hygeia në Tiranë është hapur në vitin 2010. Stafi i mjekëve Ortoped i këtij Departamenti merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të traumës dhe patologjive që prekin sistemin muskuloskelektik tek të rriturit dhe fëmijët. Filozofia e këtij Departamenti bazohet në mundësinë që ju ofrohet pacientëve për tu konsultuar me kirurgë ortopedë të specializuar të cilët ju kushtojnë kohën, vëmendjen dhe profesionalizimin në përcaktimin e diagnozës dhe në trajtimin me metodat nga më bashkëkohoret bazuar në protokollet e standarteve ndërkombëtare (evidence based medicine). Në këtë departament shërbimi ofrohet nga një staf mjekë kirurgë ortopedë, anestezistë, fisioterapeutistë dhe infermierë të kualifikuar. Ky Departament ofron konsulta, ekzaminime specifike, fizioterapi, procedura kirurgjikale nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, në ambientet e një strukture moderne spitalore. Qendra është plotësisht e kompletuar me pajisjet, aparaturat dhe teknologjitë nga më bashkekohoret kirurgjikale me anë të të cilave bëhet e mundur trajtimi i të gjitha problemeve dhe patologjive ortopedike të tilla si:

  • Kirurgjia e rikonstruksionit të artikulacioneve me proteza (supi, koksofemoral, gjuri)
  • Kirurgjia artroskopike e supit, talo-crurale, e gjurit [riparimet e dëmtimeve të meniskut (transplante), ligamenteve, dëmtimeve kërcore (transplante), riparime të manshetës rrotatore].
  • Trajtimi i traumës adulte (të rriturit) dhe pediatrike, me teknikat me bashkekohore mini-invazive europiane
  • Trajtimi i tumoreve muskuloskeletale.
  • Kirurgji korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgji të dorës.

Me qëllim të mbajtjes në vazhdimësi të përditësuar me të rejat e shkencës, pjesë e punës së stafit të kirurgëve ortopedë është trajnimi në vazhdimësi në kurse ndërkombëtare shumë specifike në këtë fushë si dhe pjesemarrja në kongrese ndërkombëtare në formën e leksioneve ose të paraqitjes së punimeve shkencore.

Për më tepër mbi shërbimet dhe teknikat që ofron ky departament, lexoni artikullin më poshtë:

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/109-teknika-qe-i-jep-fund-dhimbjes-se-shpatulles-supit

More Doctors From : Ortopedia