Spitali “Hygeia” Tirane ofron një shërbim të plotë të Reanimacionit të pajisur konform standarteve dhe protokollove bashkëkohore europiane. Reanimacioni I Spitalit Hygeia është I pajisur me 10 shtretër, të cilët janë të pozicionuar në një hapësirë të bollshme dhe shumë funksionale të projektuar që në fillimimet e tij për të përmbushur standartet ndërkombëtare. Në këtë hapësirë janë projektuar edhe 5 dhoma për trajtimin e pacientëve me infeksione të ndryshme, duke siguruar izolimin e plotë të tyre nga pacientët e tjerë.
Reanimacionit Hygeia është i pajisur me aparatura dhe teknologji mjekësore të fjalës së fundit për të siguruar trajtimin e pacientëve në gjendje kritike dhe aplikimin e të gjitha proçedurave diagnostike të nevojshme që kryhen ne ambientin e tij.
Për çdo shtrat është parashikuar që pacientit ti ofrohet suporti respirator apo ventilimi mekanik me të gjithë parametrat e nevojshëm si dhe të gjithë gamën e monitorimit dhe të suportit hemodinamik. Në proçedurat më të specializuara të suportit hemodinamik apo të monitorimit mund të përmendim:
- Balonin intra aortal (Intra- aortic balloon pump – IABP)
- Metodat e ultrafiltracionit të vazhdueshëm dhe të dializës
- Monitorimin e vazhduar të presionit intra cranial (ICP monitoring)
Në proçedurat diagnostike që realizohen në ambientet e Reanimacionit mund të përmendim:
- Të gjithë ekzaminimet radiografike
- Të gjithë llojet e ekografive
- Ekzaminime endoskopike në të sëmuret kritikë (bronkoskopi, gastroskopi, kolonoskopi,etj)
- Trakeostimitë mininvazive perkutane
- Kardioversionet
- Gastrostomite perkutane (PEG –percutaneus endoscopic gastrostomia)
Në rastet e të sëmurëve kritikë, pra kur nevojitet kryerja e ekzaminimeve jashtë ambieteve të këtij Reparti, ekzaminime të veçanta të tipit ( CT, MRI, etj), struktura ofron komoditete dhe kushte që bëjnë të mundur transportin e sigurt të pacientit, ashensorë të posaçëm, mbështetje respiratore dhe hemodinamike gjatë ekzaminimit, të cilat bëjnë të mundur marrjen e shërbimit në kohë dhe më cilësi.
Stafi i Reanimacionit Hygeia përbëhet nga mjekë dhe infermierë specialist të kualifikuar dhe me eksperience shumë vjeçare. Puna në grup, edukimi profesional në vazhdimësi, zbatimi rigoroz I protokolleve bashkëkohore që aplikohen si dhe standartet e larta etike dhe profesionale në trajtimin e pacientëve, janë moto dhe çelësi I suksesit të këtij Reparti kaq të rëndësishëm. është motoja dhe çelësi I suksesit të këtij Reparit kaq të rëndësishëme punës së këtij stafi. Kombinimi I të gjithë këtyre faktoirëve bën që Reanimacioni Hygeia të ketë % shumë të ulët të infeksioneve, ndërlikimeve apo numrit të vdekjeve.
Në Reanimacion trajtohen pacientë me sëmundje të rënda të specialiteteve të ndryshme mjekësore, si ato medikale, kirurgjikale, kardiake, pulmonare apo neurologjike. Të gjithë këta pacientë kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm të shenjave jetësore dhe suportin e sistemeve dhe organeve jetësore.
Kategoria e të sëmurëve që trajtohen në Reanimacion janë:
- Të gjithë pacientëta pasi kanë kryer procedura kirurgjikale të tipit: kardiokirurgjisë apo neurokirugjisë, kirurgjive madhore hepatike, vaskulare, torakale, etj
- Të sëmurët pasi I janë nënshtruar kirurgjive madhore që kanë probabilitet të lartë për të bërë komplikacione të rënda, pavarësisht se mund të jenë me tregues të stabilizuar, si psh. pas kirurgjive pulmonare, kirurgjise së karotideve, të moshuarit)
- Të gjithë të sëmurët që kanë nevojë për kujdes të specializuar respirator, për aspirime të shpeshta bronkiale, etj (si psh. Pneumopatët kronikë me riakutizim të sëmundjes, aksidentet cerebro-vaskulare, pacientët handicap që kanë nevojë për kujdes respirator, etj)
- Të sëmurët me probleme kardiake që kanë probabilitet të lartë për të bërë ndërlikime të rënda, pavarësisht se për momentin mund të jenë të stabilizuar.